Dëshira e shtetasve shqiptarë për të emigruar, ka qënë e lartë ndër vite. Por ajo që bie në sy është largimi I të arsimuarve nga vendi. Sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Raportin e Tranzicionit 2025–2026, një në katër shqiptarë të arsimuar gjatë viteve 2000–2003 janë larguar kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, ndërsa prirja e emigrimit të të arsimuarve mbetet ende e lartë.
Për këta persona, Shqipëri nuk ofron kapacitetet e duhura që ata të shpalsoin njohuritë dhe dijet e tyre, duke kërkuar rritje profesionale jashtë territorit.
Mbi 40% e tyre vazhdojnë ta konsiderojnë emigrimin si zgjidhje për zhvillim profesional dhe financiar, ndërkohë që ky boshllëk demografik po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për vendin.
Të dhëna të tilla, janë bërë të ditura edhe më parë në disa raporte, si të Eurostat, por edhe të OECD. Sipas Eurostat, shtetasit shqiptarë u renditën në vendin e 11-të mes kombësive jo të BE-së rezidente në Bashkimin Europian në vitin 2024, por rezultojnë të parët kur kjo shifër llogaritet në raport me numrin total të banorëve në vend.
Ndërkohë, si mbështetje për këto gjetje, edhe Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik thekson në raportin “International Migration Outlook 2025”, të publikuar në qershor 2025, se Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të lartë të emigrimit të personave me arsim





