Kombëtarja e femrave në futboll e mbylli me humbje fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2019. Vajzat e drejtuara nga Armir Grima u mundën nga Skocia me rezultatin 2 – 1 të martën në Shkodër.

Golin për Shqipërinë e shënoi Megi Doçi. Kombëtarja e femrave u rendit e parafundit në këtë edicion me 4 pikë të grumbulluara, një paraqitje më pozitive se kualifikueset e mëparshme.

Skocia me fitoren e arritur ndaj Shqipërisë siguroi kreun e grupit dhe kualifikimin në finalet e Botërorit 2019.