Shqipëria humbi me rezultatin 2 – 1 në miqësoren me Bosnje Hercegovinën.

Dzeko dhe Krunic shënuan për boshnjakët gjatë pjesës së parë. Gabimet në mbrojtje gjatë pjesë së parë ndëshkuan ekipin tonë, që e nisi me ndryshime nga takimi i pak ditëve me parë me Italinë.

Përpjekjet e sulmit shqiptar nuk sollën gola gjatë pjesës së parë.

Bekim Balaj shënoi në mesin e pjesës së dytë, pas një krosimi të Hykës. Me kalimin e minutave Shqipëria u kthye më sulmuese me zëvendësimet e kryera.