Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj në fjalën e tij në Kuvend foli për hetimin e inceneratorëve, ku edhe është paraqitur raporti i plotë i Komisionit Hetimor.
Ahmetaj tha se Komisioni Hetimor ishte ai që zbardhi të vërtetën dhe se tregoi sipas tij, të pavërtetën e madhe të krijuar për 410 mln eurot.
“Kam një falënderim për Komisionin dhe durimin e madh edhe pse një pjesë e opozitës kalonte në personale deri tek kujtesë për punonjës administratë , apo për burg. Unë e quaj të vlefshëm dhe ngritja e Komisionit i shërben të vërtetës, Ky ishte komision i disa të vërtetave dhe të pavërtetave. Deri në 2013-2014 nuk është ngritur aspak gishti për të pastruar Shqipërinë që ishte katandisur në mal plehrash, kjo ishte e vërteta e parë. E vërteta e dyte ishte pastrimi i këtyre plehrave, të vërtetat e tjera për mënyrën se si vijoi procedura rrëzuan të pavërtetat. janë 500 impiante djegiesh në Europë. E pavërteta më e madhe është gjithë anektoda politiko mediatike që u ngrit mbi 430 mln euro të vjedhura. Shuma e paguar nga buxheti shteti është 55 mln euro…Qarku i Elbasanit ishte me një total prej 21.6 mln dhe i dorëzohet si aset bashkisë së Elbasanit. U tha është shkarkuar ish-ministri i Financave se nuk ka rënë dakord? Por kjo nuk doli kështu…Para se të ikte ka rënë dakord për bonusin e Fierit dhe dakortësia në parim si aset publik i është dhënë vetëm 9 muaj më pas. Ju kuptoj kur godisni politikisht. Komisioni më dha mundësinë të nxirrja të vërtetën me letra…Ministria e Financave ka një detyrë, është gardiani fiskal. A është e përballueshme apo jo e përballueshme në buxhetin e këtij viti? A ka rrisqe, këto bën Ministria e Financave. Është akuzuar kryetari i bashkisë së Tiranës, se ka marrë angazhim të padrejtë. Dua të sqaroj parlamentin se ai ka marrë angazhim në parim se do të përdori shërbimin, Kur ka pasur kontratë është çuar në Këshillin Bashkiak dhe është aprovuar. Dua të sqaroj diçka, është pak më shumë se aritmetika dhe më shumë se matematika. Dua ti sqaroj publikut se ça do të thotë 29 euro. Nëse e kemi të fiksuar 29 euro, nëse do kishim përdorur inflacionin e BE, do të duhej të ishte tarifa 47 euro. Këtë e diskutova profesionalisht. Fakti është fakt se Tirana, Fieri dhe Elbasani janë më të pastër. unë sugjeroj që të shikojmë se çfarë ka ndodhur në Vlorë”, tha më tej ai.





