Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lajmin që Shqipëria ka dalë në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror.

Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se sipas Agjencisë Europiane të Aviacionit Civil, Eurocontrol, thuhet se Shqipëria ka dalë në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror.

Shqipëria ka pasur 135%, 107 fluturime në ditë vetëm javën e kaluar.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë video të publikuar nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol, ku tregohet se si Shqipëria ka dalë në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama në postimin e tij.