Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD-së, Chris LaCivita, në takimin me diasporën shqiptare në Breshia të Italisë, u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë të votojnë masivisht koalicionin opozitar, për t’ja ndryshuar fatin atdheut e familjes.

LaCivita tha se Shqipëria po përballohet me krizë të vërtetë, ku ka humbur më të mirët më të mencurit.

Sipas tij, nëse votohet masivisht, Shqipëria mund të bëhet sërish madhështore.

Chris LaCivita: Shqipëria po përballohet me krizë të vërtetë, ka humbur më të mirët më të mençurit

Për mundësi dhe oportunite që Shqiupëria sot nuk i ofron sepse për 12 vitet e fundit Edi Rama dhe socialistët e kanë bërë atë të pamundur. E vetmja rrugë për ta ndryshuar, është të çoheni dhe të gjithë të shkojmë dhe të votojmë.

Shqiptarët që janë jashtë Shqipërisë kanë një oportunitet për ta ndryshuar. Çdo votë ka rëndësi por sidomos vota e atyre që janë jashtë Shqipërisë. Ju jeni këtu për të vedosur për atdheun e famijen.

Ju keni në dorë për të ndryshuar të ardhmen  e Shqipërisë.

Në 2024-n Donald Trump u bë president i SHBA-së sepse solli për të votuar pjesën më të madhe të amerikanëve.

Duke dalë sa më shumë për të votuar më 11 maj numrin 1, ju mund ta bëni Shqipërinë madhështore sërish.