Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovision 2023.
Albina dhe Familja Kelmendi të cilët dhuruan shumë energji dhe adrenalinë me këngën e tyre “Duje” në gjuhën shqipe në Liverpool, u kualifikuan të parët për në finale.
Këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi kanë zgjedhur ngjyrat e kombit që përfaqësojnë për t’i shpalosur në Eurovision 2023 që përveç mesazhit të këngës për një familje të bashkuar treguan dhe dashurinë për vendin e tyre.
Albina dhe Familja Kelmendi ishin renditur të 14-tët në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2023, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për Shqipërinë me kodin 14 për të provuar sërish emocionet e forta që përcolli Albina dhe Familja Kelmendi me këngën përfaqësuese në natën finale që do të mbahet më 13 maj.