Kryeministri Edi Rama, ka dalë në një konferencë për mediat, këtë të enjte, ku ka folur për qëndrimin kundër të Shqipërisë ndaj deklaratës së BE për dialogun Kosovë – Serbi.
Teksa theksoi se Shqipëria nuk ka asgjë kundër deklaratës së BE për dialogun Kosovë – Serbi, Rama tha se ishte nevojshme një deklaratë e dytë për zhvillimet e fundit në Veri.
Kreu i qeverisë theksoi se qëndrimi i vendit tonë nuk është pritur mirë në Bruksel dhe për këtë ndihet i keqardhur.
“Për herë të parë në 10 vitet e fundit, Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së jahstme të BE. Ky fakt ka shkaktuar një pështjellim të kuptueshëm kur ja kemi përcjellë Brukselit. Jemi përpjekur qysh pardje që deklarata të reflektonte edhe zhvillimet dramatike në ditët e fundit. Vrasjen e efektivit dhe shpalljen e zisë kombëtarë të serbëve që shkëmbyen zjarr me policët në veri. Miqtë në Bruksel na thanë se nuk ishte e mundur diçka e tillë, sepse deklarata në fakt që dhanë dje nga unioni pas takimit të dështuar të Vuçiç dhe Kurtit në Bruksel.
Ne thamë se s’kemi ndonjë rezervë me deklaratën në vetvete, por njëkohësisht kemi theksuar domosdoshmërinë, sipas nesh, që ndikimi i kësaj deklarate duhej të bëhej njëkohësisht apo të paktën të pasohej pa humbur kohë, nga një deklaratë e dytë mbi zhvillimet e patolerueshme në veri të Kosovës. Na u tha se nuk është e mundur momentalisht dhe se deklarata kritike ndaj Kosovës e kishte marrë aprovimin e vendeve anëtare dhe pritej të linjëzohej edhe Shqipëria. Përgjigja jonë ishte negative dhe nuk u prit mirë. Qëndrimi im nuk ndryshon, jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim. Ky qëndrim ka të bëjë me çbalancimin total që deklarate e djeshme krijon në këto momente kaq dramatike, kur situata mund të përkeqësohet nga java në javë, dita ditë, apo në orë.”-tha Rama.