Shqipëria do të zhvilloj sonte në mbrëmje testin e parë miqësor në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në finalet e Euro 2024.

Përballë është Lihtenshtejni, një kundërshtar i lehtë në letër, që do t’i shërbej trajneri Sylvinho për të aplikuar strategjinë e tij në Europian.

Duke u bauzar tek deklarata e trajnerit brazilian në konferencën për mediat, sonte në fushë pritet të luajnë ata futbollist që janë aktivizuar më pak me klubet e tyre.

Sylvinho kërkon ta ketë të gjithë grupin e gatshëm dhe në formë maksimale.

Në portë do të luaj Berisha, përpara tij Ismajli dhe Mihaj ndërsa në krah, Hysaj në të djathtë dhe Mitaj në të majtë.

Në mesfushë pritet ta nisin nga fillimi Ramadani, Asllani dhe Laçi, ndërsa reparti i sulmit do të përbëhet nga Asani dhe Bajrami në krah në mbështetje të Rei Manajt, i cili duket se ka fituar balotazhin me Dakun.

Shqipëri-Lihtenshtejn do të zhvillohet sonte në mbrëmje në Hungari në stadiumin Haladás duke nisur nga ora 20:00.

Pas ndeshjes, kuqezinjtë do të kthehen sërish në Austri, ku janë grumbulluar për të zhvilluar fazën përgatitore.

Në tri ndeshje që kuqezinjtë kanë zhvilluar kundër Lihtenshtejnit, i kanë fituar të tria dhe interesante është se janë mbyllur me të njëjtin rezultat 2-0.

Pas Lihtenshtejnit, testi i dytë, do të jetë kundër Azerbajxhanit në 7 qershor.