Fanella zyrtare e Shqipërisë për Euro 2016 është një nga më të shtrenjtat e kompeticionit. Këtë e bën të ditur tabloidi “Daily Mirror” që publikon listën e Kombëtareve që kanë vendosur të prezantohen me imazh të ri në Francë.
Sipas tabloidit, vetëm 14 nga 24 federata kanë vendosur që produktin e tyre ta shesin nëpërmjet rrjetit të tyre të dyqaneve por ajo që bën më shumë përshtypje në këtë shkrim është renditja e fanellave më të shtrenjta, ku ajo me ngjyrat kuqezi mban vendin e pestë. Klasifikimi i ndërtuar në bazë të çmimeve të konvertuara në paund, kryesohet nga Suedia me 72.30, e ndjekur nga Austria, Belgjika e Gjermania nga 67.2 paund dhe më pas Shqipëria me vlerën e fanellës 61.2.
Ajo që bie në sy është fakti se fanella kuqezi lë pas në këtë klasifikim Kombëtare si Anglia, Spanja apo Italia. Në fund të janarit, Federata Shqiptare e Futbollit e publikoi kontratën me kompaninë “Macron” që ndryshoi rrënjësisht konceptin e dizenjos së fanellës që do të përdoret vetëm gjatë Euro 2015.