Pasi Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj njoftoi përmes një postimi në Facebook se  Shqipëria mori sot stafetën e drejtimit të Organizatës së OSBE-së, ka reaguar ish-deputeti i PD, Genc Pollo.

Pollo shkruan në Twitter se do të ishte me interes të dihet se çfarë ju thotë qeveria në lidhje me legjislacionin mashtrues të mediave që po përparon në Parlament.

"Do të ishte me interes të dihet se çfarë ju thotë qeveria në lidhje me legjislacionin mashtrues të mediave që po përparon në Parlament. Kundërshtuar nga të gjithë përfshirë bashkësinë e komunitetit."