Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shqipërinë në lidhje me marrjen e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020.

Në një postim në Twitter, Thaçi shkruan se shpreson në bashkëpunimin me kryeministrin Rama për të çuar para misionin e përbashkët.

“Urime Shqipërisë për marrjen e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. Ne shpresojmë që të punojmë me kryeministrin Edi Rama për të çuar përpara misionin tonë të përbashkët për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. I lumtur që shoh një listë gjithëpërfshirëse të prioriteteve që i japin përparësi paqes dhe pajtimit.”