Flamuri shqiptar ngrihet lart në Kampionatin Europian të Mundjes, që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.

Mundësi çeçen, që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, Islam Dudaev, ia ka dalë të triumfojë në disiplinën Stil i lirë deri në 65 kg, përballë rusit Gazhdimurad Rashidov.

Dodaev fitoi 2-1, duke konfirmuar se është një nga mundësit më të mirë të kësaj disipline në Europë dhe jo vetëm.

Shqipëria ka mundësinë që të përsërisë këtë sukses me një tjetër medalje, kur në finale do të jetë Zelimkhan Abakarov.