Kombëtarja shqiptare ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Lihtenshtejnit në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të Rusisë.

Në një ndeshje të dominuar totalisht nga kuqezinjtë tanë, ishin Roshi dhe kapiteni Agolli dy lojtarët që i dhanë fitoren e parë në krye të Kombëtares shqiptare trajnerit Panucci.

Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Odise Roshi devijoi brenda zonës një goditje të Migjen Bashës në minutën e 54-t të ndeshjes duke zhbllokuar rezultatin. Edhe pas këtij goli, lojtarët e drejtuar nga Panucci vazhdon të sulmonin dhe në minutën e 78-të erdhi edhe goli i dytë.

Kapiteni Ansi Agolli tregon vlerat e tij, duke shënuar një gol mjaft të bukur me një goditje nga jashtë zonës.

Tri pikë mjaft të rëndësishme për Shqipërinë para ndeshjes me Maqedoninë më 5 shtator në Strumicë.