16korrik 2015 – Pjesëmarrja në Europianin e ardhshëm në Francë, do të ishte i rëndësishëm në aspektin sportiv për Shqipërinë, që do të regjistronte pjesmarrjen e saj të parë në një turne madhor por gjithashtu mund të jetë dhe një katapultë financiare, për të bërë hapa të rëndësishëm përpara sa i përket investimeve në kombëtaret e moshave, për faktin se një kompeticion i një niveli të tillë gjeneron të ardhura marramendëse për skuadrat pjesmarrëse. Në ndryshim nga Euro 2012, Uefa po mendon të rrisë arkëtimet e skuadrave pjesmarrëse me rreth 50 përqind. Në vitin 2012, qeveria e futbollit europian akordoi në total 300 mln euro për skuadrat pjesmarrëse, ndërsa në Francë kjo shumë mund të arrijë deri në 500 milion euro. Ekipet që do të kualifikohen në fazën finale pritet të arkëtojnë rreth 12 mln euro nga Uefa, ndërsa për cdo barazim do të përfitojnë dhe 500 mijë euro plus, ndërsa në rast fitoreje të një sfide nga 1 milion euro. Pra nëse Shqipëria vetëm merr pjesë në Francë, pa arritur të kalojë në fazën e 1/8 do të arkëtonte rreth 15 mln euro. Të ardhurat do të rriteshin me avancimin më tej në kompeticion, me skuadrën fituese të turneut, që mendohet që në total të arkëtojë nga 30 mln euro deri në 35 mln euro, në varësi të rezultateve në fazën e grupeve. Për Shqipërinë, shifra të tilla në aspektin financiar do të fuqizonin së tepërmi FSHF në planin ekonomik dhe njëkohsisht do t’i jepnin asaj mundësinë të kryente investime të mëdha për ekipet kombëtare dhe për infrastrukturën sportive në vend.
Shqipëria në Euro 2016, mbush “arkën” me 15 mln Euro
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit