Megjithëse e gjithë Shqipëria është në karantinë, porti i Durrësit vijon punën normalisht, për të mos u penguar për asnjë moment aktiviteti ekonomik i vendit. Masat drastike të marra nga qeveria kanë ridimensionuar punën edhe në portin më të madh në vend.
Ndërsa janë të angazhuar në përmbushjen e të gjitha detyrave, një apel vjen nga Autoriteti Portual Durrës:
“Qëndroni në shtëpi, kujdesuni për veten dhe njerëzit tuaj të dashur dhe shumë shpejt do i rikthehemi normalitetit”,– shkruhet nga njoftimin e APD-së.
Postimi i plotë:






