Shqipëria ka hyrë në prag epidemie për sa i përket infeksioneve respiratore. Në institutin e shëndetit publik raportohen mbi 15 mijë raste në javë.
Dhe kjo është shifra për javën e dytë të vitit, ndërkohe që kurba e infektimeve është në ngjitje pasi në vendin tonë janë duke qarkulluar virusi i gripit 2AH1N1 dhe AH2N3 virusi i Covidit dhe viroza të shumta të cilat kanë rritur ngarkesën në spitalet e vendit si infektivi, ish-sanatoriumi dhe shërbimi pediatrik.
Nga java në javë numri i të infektuarve po rritet me 2000 raste ndërkohë që ka më shumë të prekur pasi ka shumë qytetarë që nuk shkojnë te mjeku.
Qarqet më të prekura janë Gjirokastër, Gramsh, Fier, Tiranë, Durrës, Elbasan.