* Vend i jashtëzakonshëm, por do më shumë promovim
DURRËS, 31 mars 2014 – Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm që duhet eksploruar. Në këtë konkluzion kanë dalë disa gazetarë të huaj që janë përfshirë në një tur ku bën pjesë edhe qyteti i Lezhës, njofton agjencia e lajmeve maqedonase në gjuhën shqipe INA.
Gazetarët e huaj janë të impresionuar nga ajo çfarë kanë konstatuar gjatë qëndrimit në këtë qytet.
Për mediet ndërkombëtare Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim me Greqinë, Kroacinë apo Malin e zi që po frekuentohen masivisht nga të huajt.
Kjo vizitë do të pasqyrohet edhe në disa gazeta të rëndësishme në Itali dhe Angli.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





