Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në Komisionin e Sigurisë ka prezantuar projektligjin për marrëveshjen për anëtarësimin në Mekanizimin Evropian të Mbrojtjes Civile.
Gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi ka deklaruar se viti 2023 për të është viti i Mbrojtjes Civile teksa ka shtuar se kemi disa ngjarje të mëdha që është anëtarësimi në këtë mekanizëm dhe më pas ratifikimi i kontratës nga qeveria italiane që sipas Peleshit do të mbështesë të gjithë sistemin dhe përballimin e emergjencave në Shqipëri.
Ministri Peleshi ka deklaruar se si pjesë e këtij mekanizimi të BE-së, Shqipëria duhet edhe të kontribuojë me burimet e saj dhe jo vetëm të përfitojë.