Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci, prej ku ëshë arritur edhe nënshkrimi i dy marrëveshje.

Nga kjo vizitë, u nënshkrua nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete dhe Ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, z. Marin Piletić marrëveshja për mbrojtjen shoqërore.

Kjo marrëveshje u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve.

Kryeministri Rama tha se pas marrëveshjes me Zvicrën, “Kroacia iu shtua sot listës së shteteve me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore.”

“Kroacia iu shtua sot listës së shteteve me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, kudo ku ata jetojnë e punojnë të mos humbasin asnjë ditë pune për përfitimin e pensionit.

Dje nisi zbatimin marrëveshja e njohjes reciproke të kontributeve me Zvicrën, ndërsa shumë shpejt pritet finalizimi i marrëveshjes së shumëpritur me Italinë, nga e cila pritet të përfitojnë mijëra qytetarë shqiptarë”, njofton Rama.

Gjithashtu u nënshkruar edhe një marrëveshje me Ministrinë kroate të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

“Plan Bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë në Fushën e Shëndetit dhe Mjekësisë për vitet 2024-2026”, informon Rama.