Mediat italiane e kanë cilësuar “historike” nënshkrimin e marrëveshjes mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministres së Italisë Georgia Meloni, për ngritjen e një kampi për emigrantësh në Shqipëri.

Corriere della Sera” ka zbardhur detaje se çfarë parashikon marrëveshja e nënshkruar mes Ramës dhe Melonit.

Sipas medias italiane në Shqipëri do të ngrihen dy kampe emigrantësh, një në Shëngjin dhe një në Gjadër.

Marrëveshja mes kryeministrave Meloni dhe Rama, e përcaktuar si “historike” dhe “e para ndonjëherë”, parashikon zbatimin e juridiksionit italian në territorin shqiptar dhe përjashton emigrantët që vijnë në bregdet dhe në rrugë tokësore.

Juridiksioni italian në dy qendra të krijuara në Shqipëri për emigrantët e shpëtuar në det. Pothuajse një lloj protektorati trengjyrësh, qëllimi i të cilit është frenimi i trafikimit të qenieve njerëzore.

Marrëveshja parashikon që në të dy qendrat të strehohen vetëm emigrantët e paligjshëm që shpëtohen në det, dhe jo ata që arrijnë në Itali përmes rrugëve tokësore apo bregdetit.

Gjithashtu theksohet se në këto qendra mund të strehohen njëherësh deri në 3 mijë emigrantë të cilët do të jenë në priteje të plotësimit të dokumentacionit për tu pranur në Itali.

Numri i tyre që mund të strehohen në Shqipëri përgjatë gjithë vitit mund të arrijë deri në 39 mijë.

“Corriere Della Sera” thekson se marrëveshja synon që të parandalojë trafikimin e qeneieve njerëzore, si dhe të pengojë largimet nga kampet.

Gjithashtu theksohet se të dy kampent do të administrohen nga Italia.

Më tej në media theksojn ë se nënshkrimi i marrëveshjes së sotme nuk ëhstë asgjë më shumë se konkretizimi i bisedimeve të nisura gjatë muajit Gusht, kur kryeministrja e Italisë meloni erdhi për pushime në jug të Shqipërisë dhe u prit aty nga kryeministri Edi rama.

Ky projekt pitet të konkretizohet brenda pranverës së vitit të ardhshmë.

Është marrëveshja e parë e këtij lloji, një marrëveshje historike jo vetëm për Italinë, por për të gjithë Bashkimin Evropian”, u tha në Palazzo Chigi.

Ku do të ngrihen strukturat?

Në portin e Shëngjinit (porti detar që ndodhet në veri të Shqipërisë) do të merremi me procedurat e zbarkimit dhe identifikimit, ndërsa në një tjetër zonë më të brendshme do të krijohet një strukturë tjetër e bazuar në modelin e Qendrave të Mbajtjes së Riatdhesimit (Cpr)”, shpjegoi Meloni , duke shtuar se forcat e policisë shqiptare do të bashkëpunojnë për të garantuar “sigurinë dhe mbikëqyrjen e jashtme të strukturave”.

Nëse Italia e quan Shqipërinë është atje. Nuk na takon ne të gjykojmë meritat politike të vendimeve të marra në këtë vend dhe institucioneve të tjera, na takon ne të përgjigjemi, kur është fjala për të dhënë një dorë. Këtë herë do të thotë të ndihmosh në menaxhimin e një situate të vështirë për Italinë me pak më shumë hapësirë ​​për frymëmarrje”, tha Rama gjatë konferencës së përbashkët me Melonin.

Më tej gjatë konferencës Rama theksoi se gjeografia është bërë mallkim për Italinë, pasi kur hyn në Itali hyn në BE.

Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit por është një shtet europian, neve na mungon U-ja përpara por kjo nuk na pengon të jemi dhe ta shohim botën si europianë”, tha Rama.

Shqipëria jo vetëm që konfirmon veten si një mike e Italisë, por edhe si një komb mik i BE-s. Ndonëse Shqipëria nuk është ende formalisht pjesë e BE-së, ajo sillet sikur të ishte tashmë. Kjo është një nga arsyet pse jam krenare për faktin se Italia ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit më të mëdhenj të hyrjes së Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Nuk më pëlqen ta përkufizoj si zgjerim, por si ribashkim, nuk mendoj se BE-ja është një klub dhe besoj se Ballkani dhe Shqipëria janë për çdo qëllim dhe qëllime vende europiane”, tha Meloni.

Sipas asaj që shpjegohet nga burimet e “Palazzo Chigi”, nuk parashikohet asnjë kompensim ekonomik në favor të Shqipërisë. “Italia – vazhdojnë të njëjtat burime – ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit kryesorë të hyrjes së Tiranës në Bashkimin Evropian dhe investon shumë në marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor”.

Ndërtimi i zonave në portin e Shëngjinit dhe Gjaderit do të jetë përgjegjësi e Italisë.