Kreu i Partisë së Demokratëve në Greqi, Andreas Lloverdhos, vizitoi sot në burgun e Fierit kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Belerin. 

Në një prononcim për mediat, Lloverdhos tha se në Shqipëri rregullat ligjore nuk ekzistojnë, ndërsa shtoi se nën këto kushte negative institucionale, Shqipëria nuk ka shanse t’i bashkohet Bashkimit Europian. 

“Erdha dhe vizitova zotin Beleri dhe do të doja të bëja këtë deklaratë tani, si ekspert ligjor, si avokat dhe si politikan. Dua të nënvizoj se në këtë vend, në Shqipëri, rregullat ligjore nuk ekzistojë. Referuar rastit të Belerit, dua të them se nën këto kushte negative institucionale, Shqipëria nuk ka shanse t’i bashkohet BE-së”, tha ai.