TIRANË, 5 nëntor 2013 – Gjatë vizitës në Paris, ditën e hënë, më 4 nëntor 2013, ku u prit nga homologu i tij francez Loran Fabyius (Laurent Fabius), Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i ka pohuar së përditshmes së njohur “Le Monde” se “Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Shqipëria të shkatërrojë në tokën e saj arsenalin kimik sirian (les Etats-Unis ont sollicité l’Albanie pour qu’elle organise sur son sol la destruction de l’arsenal chimique syrien), “por ne nuk kemi marrë ndonjë vendim deri më tani (mais nous n’avons pris aucune décision à ce jour)”- mësohet të ketë thënë shefi i diplomacisë së Tiranës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/