29 korrik 2013 – 6% e të rriturve në vendin tonë janë të prekur nga hepatiti viral B, i cili dëmton mëlcinë, duke cuar deri në kancer të saj. Në prag të ditës ndërkombëtare kundër hepatiteve e cila është në 28 korrik specialistët e shëndetit publik shprehen se Shqipëria vazhdon të ketë një numër të lartë të të sëmurëve duke u renditur e para në Europë.
“Kemi 6% të popullsisë me hepatit, kemi prevalence te larte , edhe pse kemi rënie të numrit të personave të infektuar, hepatiet janë infeksione virale nga 5 viruse”- thotë Silva Bino.Hepatiti B është thuajse në zhdukje tek femijët,pasi që prej viti 1994, ato vaksinohen kundër hepatit brenda 48 orëve të para të jetës.“Hepatitis transpetohet nga nëna tek femija, ndaj ne i vaksinojme që në lindje , dhe numri i fëmijëve të infektuar është pothuajse zero.”- shprehet Bino.Në ditën botërore kundër hepatiteve fokusi është vendosur tek testimi sepse shumë prej personave që janë bartës ende nuk e dinë.Testimi për hepatitet virale kryhet falas pranë QSUT, ISHP, Qendren Kombetare te Trasfuzionit te Gjakut, Spitalin Ushtarak dhe ne laboratoret e shendetit publik dhe bankat e gjakut. Lidhur me situatën në botë, organizata botërore e shëndetësisë raporton se cdo vit 1.4 milion njerëz preken nga Hepatit viral A. 2 miliard nga Hepatit viral B, 350 milion paraqesin infeksione kronike të mëlçisë dhe 3 % e popullisë janë të prekur nga heptiti B ndërsa 1.7 milion janë bartës kronikë të tij.
Të sëmurët me hepatit në botë gjatë një viti
1.4 milion me Hepatit viral A.
2 miliard Hepatit viral B
350 milion paraqesin infeksione kronike të mëlçisë.
3% e popullsisë është e infektuar me Hepatit Viral C
1.7 milion janë bartës kronikë te hepatitit c.





