Shqipëria do të pezullojë fluturimet me Britaninë e Madhe nga dita e nesërme. Shkak është bërë varianti i ri i koronavirusit.

“Për të kufizuar riskun e përhapjes së infeksionit, si dhe riskun e lartë të transmetimit shkaktuar nga varianti i ri kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e madhe duke filluar nga ora 6:00 ditës së martë datë 22 dhjetor deri më 6 janar”, tha ministrja Manastirliu.

Ajo shtoi më tej se do të vendoset masa e karantinës së detyruar 14 ditore për emigrantët që vijnë nga Britania, si në rrugë ajrore ashtu edhe tokësore.