Mesdheu Qëndror përbën më shumë se gjysmën e kalimeve të migrantëve të parregullt në Bashkimin Europian, njoftoi të premten Agjencia Europiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.
Sipas raportit, numri i kalimeve të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian u rrit 13% në shtatë muajt e parë të vitit 2023 në rreth 176100, shifra më e lartë për periudhën janar-korrik që nga viti 2016.
Sipas FRONTEX-it rritja u ndikua tërësisht nga numri i mbërritjeve përmes Mesdheut Qendror, i cili mbetet rruga kryesore e migracionit në Bashkimin Europian dhe përbën më shumë se gjysmën e të gjitha zbulimeve në kufijtë e BE-së.
Mesdheu Qëndror kishte 89000 kalime të parregullta të migrantëve të raportuara nga autoritetet kombëtare, në shtatë muajt e parë të 2023, totali më i lartë në këtë rrugë për këtë periudhë që nga viti 2017, me nje rritje mbi 115%.
“Rritja e numrit të migrantëve në këtë rrugë mund të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm me kontrabandistët që ofrojnë çmime më të ulëta për migrantët që nisen nga Libia dhe Tunizia në mes të konkurrencës së ashpër midis grupeve kriminale”, vlerëson raporti i FRONTEX-it.
Fatkeqësisht, kalimet detare mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme, thotë raporti.
Raporti i referohet të dhënave të Organizatës Botërore për Migracionin IOM, ku thuhet se më shumë se 2060 migrantë u zhdukën në Mesdhe, midis janarit dhe korrikut, me shumicën dërrmuese në rrugën e Mesdheut Qendror.
Mbërritjet e migrantëve në të gjitha rrugët e tjera migratore shënuan rënie nga një vit më parë, duke filluar nga 2% në Mesdheun Perëndimor deri në 29% në rrugën e Mesdheut Lindor.
Gjatë periudhës janar-korrik, rruga e Ballkanit Perëndimor, rruga e dytë më aktive me më shumë se 52200 kalime migrantësh të parregullt , pësoi një rënie prej 26%, kryesisht për shkak të politikave më të shtrënguara të vizave, thotë FRONTEX-i.
Siaps raportit të FRONTEX-it rreth 2800 oficerë të trupave këmbësore dhe staf janë të përfshirë në operacione të ndryshme që mbështesin shtetet anëtare dhe vendet fqinje në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europain dhe luftimin e krimit ndërkufitar.
Shqipëria vijon të njohë prurjet e migrantëve të parregullt nga Greqia
Shqipëria si pjesë e Rruëgs Ballkanike të kalimit të migranëtve të parregullt vijon të njohë prurje sidomos nga kufiri grek.
Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti në territorin e Shqipërisë janë identifikuar sipas policisë kufitare shqiptare rreth 3600 migrantë të parregullt, prej të cilëve mbi 1500 kanë hyrë përmes pikës kufitare të Qafë Botës në kufirin greko shqiptar.
Në korrik autoritetet vunë në shërbim Qendrën e Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm për migrantët në pikë kufitare duke e parë si nevojë për akomodimin prej fluksit të shtuar të migrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër nga Greqia.
Kjo është qendra e tretë e përkohshme që ngrihet në Shqipëri për migranët e parregullt, pas asaj të hapur në Grehot të Gjirokastrës në vitin 2017 dhe asaj në pikën kufitare të Kapshticës në vitin 2019.
Këtë vit janë shtuar incidentet me kontrabandistët e migrantëve ku janë zhvilluar sipas të dhënave policore rreth 68 operacione me bllokimin e qindra migrantëve të parregullt dhe ndalimin e dhjetëra kontrabandistëve.
Rrjete e organizimit të transportit të migrantëve nga hetimet policore rezultojnë se veprojnë në të dy anët e kufirit shqiptaro- grek.
Kundrejt shumave të mëdha finaciare që variojnë nga 500 deri në 1000 dollarë për çdo emigrant këto rrjete realizojnë kalimin e migranëtve nga kufiri jugor dhe juglindor shqiptar me Greqinë drejt kufijve veriorë të Shqipërisë me Malin e Zi dhe Kosvën ku migrantët vijojnë rrugën drejt vendeve europiane./VOA