Nga sot, Shqipëria është pjesë e zonës gjeografike të skemave të Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA).
Këtë kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një moment kyç në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.
Nga data 1 janar 2025, të gjitha dërgesat e parave midis Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian do të realizohen pa kosto financiare.
Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë që dërgojnë ose marrin para nga Europa nuk do të kenë më kosto të larta për transaksionet, një barrierë që ka prekur për shumë vite familjet dhe bizneset shqiptare.
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025. Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE”, shkruan kryeministri në platformën “X”.