4 shkurt 2015 – Shqipëria do të marrë për herë të parë pjesë në kampionatin europian të futbollit për priftërinj. 220 priftërinj katolikë nga 16 vende të Europës do të përballen në Austri nga data 23 deri më 27 shkurt.
Sipas uebsajtit “radiovaticana.va”, risi në këtë sezon është pjesëmarrja e ekipit të priftërinjve katolikë të Shqipërisë dhe atyre të Kazakistanit. Kampionati i parë i këtij lloji është organizuar në vitin 2004 dhe tashmë është kthyer në traditë.





