Durrës, 8 maj 2014 – Agjencia e lajmeve IBNA njofton se edicioni i 27-të i Panairit të librit në Iran u inagurua nga Ministri iranian i kulturës dhe udhërrëfyerjes islame.
Risi në këtë panair ishte hapja e sallës së përkthimeve. Në këtë sallë u ekspozuan botime librash në gjuhë të ndryshme nga anglishtja dhe japonishtja te gjuha urdu dhe ajo portugeze.
Gjithsejt në sallën e përkthimeve janë ekspozuar 5 000 tituj librash. Numri i titujve të librave në shqip është tejet modest në kuadrin e këtyre 5 000 titujve, por gjithsesi është arritje për kulturën shqiptare pjesëmarrja në një panair të tillë në një vend ekzotik si Irani.
Ky panair libri për nga numri i titujve të ekspozuar konsiderohet si më i madhi në botë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





