Durrës, 4 maj 2014 – Agjencia Antaranews.com duke cituar funksionarë të Ambasadës indoneziane në Sofie (ambasadë, që mbulon edhe Shqipërinë) thekson se Indonezia e konsideron Shqipërinë si portën hyrëse në Ballkan për biznesin indonezian.

Një pohim të tillë e ka bërë z. Pranowo, ministër këshilltar në ambasadën në Sofie. Ai thekson faktin se shkëmbimet tregtare midis dy vendeve janë rritur shumë vitet e fundit, ndonëse Indonezia dhe Shqipëria janë gjeografikisht shumë larg.

Ambasadori indonezian madje organizoi në Tiranë edhe një seminar për të zhvilluar më tej shkëmbimet tregtare midis dy vendeve.

Ambasadori indonezian ftoi biznesin shqiptar, që të marrë pjesë në  “Trade Expo ë014” në Xhakarta të Indonezisë.

Në vitin ë01ë vëllimi i shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve ishte vetëm 7,15 milion USD, ndërsa në vitin 2013 ky vëllim shkoi në 19,91 milion USD, një rritje prej 178 %.

Një trend i tillë tregon se biznesi i të dy vendeve është mjaft i interesuar për t’i forcuar kontaktet tregtare me interes reciprok.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/