DURRËS, 12 prill 2014 – Mali i Zi, Islanda, Norvegjia dhe Shqipëria iu bashkuan vendimit të BE për vendosjen e sanksioneve ndaj individëve, veprimet e të cilëve minojnë apo kërcënojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, deklaroi të premten, më 11 mars 2014, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë, zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian Ketrin Eshton (Catherine Ashton).
Shefja e diplomacisë së BE-së përmendi se më 17 mars 2014 Këshilli i BE-së vendosi ndalimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e pasurive të personave përgjegjës për veprimet që “minojnë apo kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.
Mësohet se më 14 prill 2014 ministrat e jashtëm të BE-së do të përpiqen të bien dakord për një deklaratë, ku mendohet t’i ngarkohet Rusisë përgjegjësia për protestat në rritje në lindje të Ukrainës.
Lidhur me këtë, ata mund të vendosin për një zgjerim shtesë së “listës së zezë” së zyrtarëve rusë me10-15 emra.
Hyrja në fuqi e sanksioneve tregtare-ekonomike nuk do të diskohet tani për tani.
Të enjten, ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) tha se Gjermania do të mbështesë paketën e tretë të sanksioneve ndaj Rusisë në rast ndarjeje nga Ukraina të disa rajoneve, edhe nëse kjo gjë do të shkaktojë pasoja negative për ekonominë e Republikës Federale. Qeveria amerikane po ashtu ka shprehur gatishmërinë për të vënë sanksione më të rrepta ndaj Rusisë.
Më 9 prill 2014 u bë publik fakti i zgjerimit të listës së qytetarëve rusë, ndaj të cilëve mund të vendosen sanksione të BE-së për vizat dhe financat. Një pesë faqet e “listës joshteruese të individëve dhe organizatave ruse” janë përfshirë 107 persona potencialë non grata, pothuajse të gjithë politikanë të lartë të Federatës Ruse.
Nuk dihet nëse ndër rusët e përmendur në listën e BE-së figurojnë nga ata që kanë blerë prona të paluajtshme në Shqipëri, të cilat mund të ngriheshin nga Tirana zyrtare.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





