3 dhjetor 2015 – Kjo ka ndodhur për eliminatoret e Evropianit për përfaqësuesen U-17 e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç.
Shorti është hedhur sot në Nion dhe ekipet e tjera janë Italia, vendi ku do të mbahet turneu dhe Maqedonia.
Serbia ishte pjesë e grupit të Kombëtares A, por do të luajë edhe me përfaqësuesen e femrave U-19, të drejtuar nga Nevil Dede, madje aktiviteti do të mbahet në Shqipëri vitin e ardhshëm, transmeton sportal.
“Shorti sigurisht nuk është i lehtë. Dy skuadrat e para janë favorite. Por ne do të punojmë fort gjatë kësaj periudhe, që kemi në dispozicion për tu rritur dhe për të synuar më tepër. Do të jetë e vështirë, por në futboll asgjë nuk është e pamundur”, tha Mustedanagiç për faqen e FSHF-së.
Ndeshjet do të zhvillohen prej 20 nëntorit të ardhshëm. Më tej shkojnë dy vendet e para të secilit grup dhe 5 përfaqësueset e vendeve të treta të klasfikuara më mirë.
/portali DurresLajm/