Kuqezinjtë kanë nisur festën në Arenën Kombëtare, pas përfundimit të ndeshjes me Ishujt Faroe.

Me një koncert të organizuar për Kombëtaren dhe tifozët që kanë mbushur plot stadiumin, mbrëmë u festua kualifikimi i Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit dhe kryesimi i grupit E.

Shqipëria barazoi me Ishujt Faroe me një rezultat 0-0,  në stadiumin e mbushur në kapacitet maksimal, mes disa ndryshimeve në formacion nga trajneri Sylvinho, lojtarët kuqezi dukeshin me mendje te festa e kualifikimit.

Kuqezinjtë arritën një objektiv madhor si kualifikimi në Europian dhe festa e gjithë shqiptarëve ishte plotësisht e merituar.