TIRANE, 16 maj 2013– Sonte ne mbrëmje Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko do te perfaqesojne Shqipërinë me këngën “Identitet” ne festivalin evropian,  ne këtë edicion te 58-të, qe mbahet ne Suedi. Ambicia e Shqipërisë ne këtë kompeticion është te futet ne finale, pasi dy djemtë arritën te kishin një performance te shkëlqyer ne provat e se shtunës.

Shqipëria dhe Maqedonia kane mbetur garueset e fundit nga vendet e Ballkanit, te cilat edhe pretendojnë te kualifikohen, pasi Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi  nuk ja dolën te ishin finaliste te këtij edicioni. Kjo është hera e pare qe Shqipëria përfaqësohet me nje kënge rock dhe me dy meshkuj. Por kjo nuk është eksperienca e pare e Sejkos ne eurosong pasi ne vitin 2011, ai mbështeti performancen e Aurela Gaçes, duke luajtur në kitarë.

Shqipëria ka konkurruar per here te pare ne eurosong  në vitin 2004 dhe ka arritur dhjetëshen më të mirë në finale me Anjeza Shahinin. Ne vitin 2005 ne u pozicionuam ne vendin e 16 ndërsa në 2006-ën dhe 2007 u eliminuam në gjysmë-finale. Që prej atëherë, Shqipëria nuk e ka kapur dot finalen me përjashtim të vitit 2011.

Vitin e kaluar Rona Nishliu mori rezultatin më të mirë të arritur deri më sot, duke u pozicionuar e dyta në gjysmë-finale dhe e pesta në finale. Gjatë gjithë historisë së saj të shkurtër në Eurovizion , Shqipëria ka dhënë pikët e saj maksimale për Greqinë, ndërsa vetë Shqipëria ka marrë më shumë pikë për veten e saj nga Maqedonia.