Shqipëria ka kapitulluar me rezultatin 0-2 në “Renzo Barbera” kundër Italisë. Një zhurmë e madhe e krijuar ditët e fundit në media por që në fund nuk rezultoi në asnjë pikë. De Rosi falë një penalltie në minutën e 12-te kaloi për herë të parë Italinë në avantazh, ndërsa Imobile në të 70-en realizoi të dytin, që rezultoi goli që vulosi ndeshjen.
Pas pesë takimesh të luajtura në Grupin G, Shqipëria renditet e katërta me 6-të pikë, 3 më pak se Izraeli i vendit të tretë.
Një fazë eliminatore e nisur me shumë shpresa, por që tashmë janë venitur, pasi mundësia për pjesëmarrje në kupën e botës pothuajse është e pamundur. Ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Spanjës dhe Izraelit ka përfunduar me rezultatin 4-1.