Duke iu referuar një shkrimi në “Fitch”, kryedemokrati Lulzim Basha thotë se Shqipëria listohen në vendet e rrezikshme për të investuar.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan se në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar dhe se “shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë”.
POSTIMI I PLOTË
Sipas agjensisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie.
Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses.
http://www.fitchsolutions.com/…/index-signals-political-leg…





