DURRËS, 18 dhjetor 2013 – Sipas një raporti të ri të qendrës kërkimore, “Pew Research Center”, që përdor në llogaritjet të dhëna të Bankës Botërore, emigrantët po bëhen gjithmonë e më tepër faktor i rëndësishëm në ekonominë botërore. Çfarë pjesë e popullsisë së vendit përbëjnë emigrantët, në këtë tregues udhëheq Porto Rikoja, ku një e treta (33%) e të gjithë banorëve punojnë dhe jetojnë jashtë vendit. Në vendin e dytë, Shqipëria (29%), të tretë – Xhamajka (28%). Kazakistan, si dhe Armenia, kanë dërguar jashtë vendit 23% të popullsisë së vet (vendet 5-6), Moldavia – 20% (vendi i 9).

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/