Teksa jemi në ditën e dytë pas zgjedhjeve vendore në vendin tonë, harta e Shqipërisë ka “veshur” ngjyrën rozë të socialistëve.
Partia Socialiste ka fituar zyrtarisht 51 bashki ndërkohë opozita kryeson deri tani në 7 bashki.
Janë ende tri bashki që vijojnë numërimin, në të cilat, duket se do të jenë sërish socialistët ata që do të triumfojnë: Bashkia e Tiranës, e Kukësit dhe Malësia e Madhe vijojnë numërimin e votave
Sipas të dhënave paraprake nga kryetari i Komisionit Qendrore tê Zgjedhjeve (KQZ), Ilirian Celibashi, gjatê një konference për shtyp, pjesëmarrja në këto votime ishte rreth 34.7%, më e ulëta historike, me përjashtim të vitit 2019, kur zgjedhjet u bojkotuan nga opozita dhe si rrjedhojë shumë persona nuk iu drejtuan kutive të votimit.
Partia Socialiste ka triumfuar në këto bashki: Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijaku, Përmet, Pogradec, Mallkastër, Kukës, Divjakë dhe së fundmi në Kurbin.
Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në shtatë bashki Pukë, Kavajë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA.