Kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në SHBA mori pjesë në aktivitetin e organizuar në SHBA për kontributin dhe vlerësimin e dhënë nga Shqipëria për strehimin dhe mbrojtjen e Hebrenjve. 

Në fjalën e tij Kryeministri Rama veçoi unitetin mes komuniteteve fetare, si një bekim që vendi ynë gëzon, e që tashmë tha ai është i rrënjosur në ADN-në tonë. 

“Dua të theksoj një detaj që do ta bëjë më të lehtë pjesën e dytë të fjalës sime. Mes të tjerave, z. Herzog vendosi një kurorë në Memorialin e Holokaustit në Tiranë bashkë me drejtuesit tanë fetarë.Megjithatë, lajmi i vërtetë nuk ishte që ata u takuan; lajm ishte që askush nuk shkroi rreth këtij takimi. Në një vend ku krerët e komuniteteve të myslimanëve sunitë, bektashinjve, një urdhër i moderuar i shiitëve sufistë, të krishterëve ortodoksë dhe katolikë, takohen rregullisht dhe kremtojnë festat fetare të njëri-tjetrit, takimi i presidentit të Izraelit me ta nuk përbën lajm. Ky unitet midis drejtuesve tanë fetarë dhe komuniteteve fetare nuk është një shfaqje për publikun; është i rrënjosur në ADN-në tonë. Ai pasqyron një “mirëkuptim” dhe “mirëqenie” fetare që është kaq e veçantë në këtë botë të trazuar e të hutuar, një bekim që e gëzojmë”, shprehet ndër të tjera Rama. 

Rama theksoi se Terroristët kanë monumentet, por kurrë nuk duhet të kenë fitoret e tyre. 

“Terroristët kanë monumentet e tyre. 11 shtatori, 7 tetori, por nuk duhet të kenë kurrë fitore kundër njerëzimit tonë të përbashkët. Po, mund të gjenden plot arsye për të kritikuar Izraelin në luftën e tij në Gaza, por asnjë nga ata që përkrahin lirinë e demokracinë nuk duhet të harrojë se Hamasi përfaqëson një prej shëmbëlltyrave më të këqija antidemokratike të kësaj bote. Pra, ajo që u duhet thënë shumë prej atyre që e quajnë Gazën burg në ajër të pastër është se gardiani i të burgosurve brenda atij burgu është Hamasi, jo Izraeli.” 

Ndër të tjera Kryeministri Rama u ndal edhe tek ndihma që ka dhënë Shqipëria ndaj afganëve të cilët u strehuan në Shqipëri.