Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas votimit të 128 vendeve, mes tyre edhe Shqipëria, në OKB kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytet iIzraelit.

REAGIMI I AMBASADËS SË SHBA:

Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez.