Sot mbahen zgjedhjet vendore në vendin tonë, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj dhe 1,603 anëtarë të këshillave bashkiake në të gjithë vendin.
Ora 17:00
KQZ raporton se deri në orën 17:00 kanë votuar 26.78% e votuesve ose 611.257 vetë.
Ndërsa në Durrës votimi paraqitet si më poshtë:
Durrës – 31.01 %
Krujë – 40.19 %
Shijak – 37.02 %
***
Ora 15:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 15:00, pjesëmarrja në votime është 29.51% ose kanë votuar 550,812 persona. Këto janë të dhënat më të fundit të raportuara nga KQZ.
Ndërsa në Durrës votimi paraqitet:
Durrës – 25.49 %
Krujë – 33.24 %
Shijak – 31.71 %
***
Ora 13:00
KQZ ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore deri në orën 13:00.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 11:00 kanë votuar 23.2 % e qytetarëve me të drejtë vote.
Ndërsa në Durrës votimi paraqitet:
Durrës – 20.07%
Krujë – 22.36%
Shijak – 25.79%
Në bashkinë Durrës ka 266.159 votues dhe nga këta rreth 3500 votojnë për herë të parë.
Në garë për bashkinë Durrës janë kandidatja e Partisë Socialiste Emiriana Sako dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë ” Igli Cara.