4dhjetor 2015 – Shqipëria zbriti edhe 2 pozicione të tjera në renditejn e FIFA-s. kombëtarja është në vendine 38 në klasfikimin e muajit dhjetor. Përfaqësuesja e drejtuar nga Xhani De Biazi ka 746 pikë, pas barazimit 2 – 2 me Gjeorgjinë më 16 nëntor.

Kjo është renditja përfundimtare për këtë vit, që Shqipëria e nisi në vendin e 58 në janar dhe tani është përmirësuar me 20 pozicione. Kombëtarja këtë vit vendosi edhe një rekord historik, pasi u rendit e 22 në muajin gusht, pozicionimi më i mirë në hitorinë e përfaqësueses.

/portali DurresLajm/