16 qershor 2015 – Shqipëria zyrtarisht në vazon e tretë për shortin e eliminatorëve të Rusi 2018. Një klasifikim i tillë vjen menjëherë pas suksesit ndaj Francës në fundjavë në Elbasan Arena. Kuqezinjtë nuk kanë qenë asnjëherë në një nivel të tillë dhe ky kapërcim është historik për futbollin e shqiponjave.

Me vendin e tretë dhe Playoff të sigurt drejt Francë 2016, të besuarit e De Biasi-t po thyejnë çdo barrierë që deri dje as mendohej se mund t’i afroheshin. Të rinj, energjikë dhe të etur për suksese, kuqezinjtë kanë rritur ndjeshëm pretendimet e tyre në futbollin modern ku skuadrat e vogla janë sinonim i sipërfaqes gjeografike të shteteve përkatëse.

Katër ndeshje nga fundi i eliminatorëve të Europianit, çdo rezultat i mundshëm deri atje nuk e rrezikon më vazon e tretë drejt edicionit të 21-të për Kupën e Botës. Kuqezinjtë gjejnë atje emra kampionësh si Ibrahimovic dhe Leëandoëski. Ishulloret e Skocisë dhe Irlandës së Veriut. Fqinjët grekë dhe ish-fqinjët serbë bashkë me përfaqësuesen hungareze dhe atë ukrainase. Ndërkohë në vazon e katërt për rezultate të dobëta kanë rrëshqitur emra si Republika e Irlandës, Norvegjia, Turqia dhe Bullgaria.

Ndërkohe ajo plotësohet nga Sllovenia, Izraeli, Mali i Zi, Estonia dhe befasia e Ishujve Faroe. Bie në sy Finlanda që është spostuar në vazon e pestë, skuadër që dikur krenohej me Litman, Hyypia, Forsell apo dhe Pasanen.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/