Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është në një fazë transformimi, ndërsa kërkoi votën më 11 maj me qëllim anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Rama tha se dikur Shqipërisë “nuk ia hidhte qurret askush”, ndërsa sot “shihet me seriozitet dhe është bërë destinacion turistik”.
Kreu i qeverisë ironizoi programin e opozitës, duke thënë se mbetet në kuadrin e “dëshirave elektorale”.
“Ne ndërkohë gjithë puna jonë është punë me një program tash e 12 vjet dhe çdo hap që bëjmë ne është i programuar. Ndërkohë kush flet në hava ka program”, tha kryeministri Rama.
Rama: Shqipëria është në një fazë transformimi, Shqipëria nga një vend që nuk ja hidhte kush qurret kur i thonë, është bërë në një vend që shihet me seriozitet, shihet si një destinacion turistik që rritet me shpejtësi marramendëse.
Ne ndërkohë gjithë puna jonë është punë me një program tash e 12 vjet dhe çdo hap që bëjmë ne është i programuar. Ndërkohë kush flet në hava ka program.
Na kanë dhënë një datë, na kanë dhënë një afat gjë që nuk e bëjnë zakonisht.
Duan të japin një shenjë shumë të qartë jo për ne, por për botën se BE po zgjerohet dhe po unifikohet. BE ka dëshirë të zgjerohet, ka dëshirë të marrë 6 vendet e BE, por nëse thotë Shqipëria dhe Mali i Zi do të thotë që Shqipëria dhe Mali i Zi janë pranë plotësimit të kushteve të BE.
Pensionet do të rriten ashtu sic e kemi thënë dhe sic e kam bërë publik qëndrimin tonë në atë prezantimin e objektivave të programit tonë qeverisëse. Se ne kemi program qeverisës, jo program të dëshirave elektorale.