16 qershor 2015 –Nuk duken kohë të mira këto për kombëtaren greke. Pas humbjes me Ishujt Faroe, një rezultat që ka bërë xhiron e Europës, tani vjen edhe një veprim që ka acaruar ekstremistët grekë.

27-vjeçari Kone ka lindur në Tiranë, por që i vogël ka emigruar në Greqi, dhe ka qenë pjesë e kombëtares greke që nga grupmoshat e reja e deri te kombëtarja A e Greqisë. Kone është pjesë e kombëtares greke që nga viti 2010, duke luajtur gjithsej 24 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol.

Por një fotografi e tij ku shihet duke bërë shqiponjën ka “çmendur” grekët të cilët janë tepër të indinjuar me skuadrën e kombëtares greke pasi që me humbjen e mbrëmshme kanë mbetur jashtë kampionatit evropian për vitin 2016.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/