Veç fitores dhe dy golave që e bënë Zvicrën triumfuese ndaj Serbisë, mediat ndërkombëtare kanë folur dhe për shqiponjën që dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë ndaj serbëve.
“The Sun” shkruan se ata kanë lindur në Kosovë. “Vëllai i tij Taulanti luan për Shqipërinë, dhe të dy janë shumë krenarë për trashëgiminë e tyre”, vijon shkrimi.
Nuk mungojnë as shkrimet e “BBC”-së, “Sport Illustrated”, “Goal.com”, “Daily Express”, madje dhe “New York Times”, ku kjo e fundit shkruan se Zvicra mundi Serbinë në një ndeshje sa historike dhe politike, për shkak të veprimit të dy lojtarëve.
Shihni disa nga pjesëzat e shkëputura nga artikujt e medieve të huaja.





