Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka bërë sot thirrje të rinjve të aftë në çështjet e botës kibernetike që të bashkohen me Policinë e Shtetit për të luftuar krimin në këto hapësira virtuale.

Ky apel u bë publik gjatë ceremonisë së prezantimit të skuadrës “Shqiponja” në DVP Durrës, ku morën pjesë edhe deputetë, drejtues të pushtetit lokal dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Një thirrje të ngjashme Lleshaj u drejtoi edhe të rinjve që kanë kryer universitetin në disa specialitete të tjera si ekonomi, financë, bankë, elektronikë etj.

Kjo rritje sasiore përkon me strategjinë e sigurisë dhe synon që të afrohet me mesataren e rajonit dhe të vendeve europiane për numrin e punonjësve të policisë për frymë të popullsisë.

“Përmes shtimit të organikës së Policisë ne ecim sipas strategjisë, që kërkon më shumë punonjës policie për t’iu afruar mesatareve të rajonit dhe vendeve europiane”, tha Lleshaj.

“U bëjë thirrje të gjithë atyre që ndihen të aftë për t’u futur në hapësirën e padukshme kibernetike dhe për të operuar atje si punonjës të Policisë së Shtetit”, tha Lleshaj.

“Paradoks që nga njëra anë kemi njerëz të dënuar për veprimtari kriminale dhe nga ana tjetër ishin në zotërim të pasurive të pajustifikuara që qartësisht burojnë nga veprimtari e paligjshme”, deklaroi Lleshaj.

Ndersa drejtori i Policise se Shtetit, Ardi Veliu tha gjate fjales se tij se fale shtimit te numrit funksioneve organike u be e mundur krijimi i forces speciale “Shqiponjat” ne te gjitha drejtorite vendore.

“Falë mbështetjes së qeverisë dhe me kujdesin e veçantë të Kryeministrit të vendit Edi RAMA, vetëm para një muaji Policisë së Shtetit iu shtuan 500 funksione organike, ndërsa përgjatë viteve të fundit mbi 1700 të tilla. Kjo mbështetje e rëndësishme për Policinë e Shtetit na dha mundësinë që të krijonim në të gjitha Drejtoritë Vendore, forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe të shtonim në pikat e kalimit kufitar të reja e të rinj, duke përmirësuar akoma më tej shërbimin për qytetarët. Tashmë nuk kemi më një skuadër eksperimentale në çdo drejtori vendore, por kemi një forcë të kompletuar me vajza e djem të aftë profesionalisht, të mirëpajisur me logjistikë e me mjete të reja bashkëkohore.”,- tha Veliu.