Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, ku 5 efektivë të “Shqiponjave” godasin e qeshin me një person të ndaluar.
Videoja është publikuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”.
Denoncuesi bën me dije se ulërimat dhe lutjet për të mos ushtruar dhunë fizike nga policia dëgjohen deri te pallatet afër komisariatit.
Personi i dhunuar në video është shembur në tokë, madje njëri prej policëve e godet me shkelm.





