30 prill 2015 – Paraditen e së mërkurës më 29 prill 2015, gjatë orës së teatrit plasi një sherr i përgjakshëm midis të burgosurve të burgut Sanquirico të Monzas.
Rreth 12 të burgosur italianë, marokenë dhe shqiptarë filluan të shaheshin me njëri-tjetrin dhe më pas të goditeshin me grushta e shkelma. Një gardian i shërbimit të brendshëm u plagos, ndërsa ndërhyri për të shuar sherrin. Gardiani 30-vjeçar u dërgua në spitalin San Gerardo të Monza-s për të kuruar plagët e marra gjatë përleshjes.
Dy të burgosur shqiptarë u shtruan në infermierinë e burgut, ku po kurohen për plagë të shkaktuara nga sende të mprehta dhe për hematoma në pjesë të ndryshme të trupit.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/