Një sherr i madh, i regjistruar në një qendër pritjeje në rrugën Saponaro, në Milano ka shkaktuar 5 të plagosur.
Në sherrin masiv janë përfshirë emigrantë afrikanë të pranishëm në qendër dhe punonjësit shqiptarë që shërbenin aty.
Për të shuar grindjen kanë mbërritur në vendngjarje karabinierët si dhe 4 autoambulanca që shoqëruan në spital të plagosurit.
Mësohet se të plagosurit janë të gjithë shtetas me origjinë afrikane. Plagët janë shkaktuar me mjete prerëse.
Karabinierët kanë nisur hetimet mbi ngjarjen.





